Kryeministri i sapo zgjedhur i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë para deputetëve të pozitës, se nuk dëshiron të flas gjatë, por vetëm ka uruar që t’i prijë e mbara në punë.
“Nuk dua t’i flas dy fjalë por kam vetëm një, na prift e mbara në punë”, tha ai.
E në paraqitjen e tij të parë para mediave pas zgjedhjes, Haradinaj i ka falënderuar këto të fundit e po ashtu edhe deputetët që e kanë votuar.
“Besoj se do t’u dalim në ballë problemeve që i ka vendi. Pres nga ju që të jenë të pamëshirshëm ndaj çdo veprimi që mund ta konsideroni se bie ndesh me të mirën e vendit”, theksoi Haradinaj.
Ai tha se do të ketë një gjendje të re qeverisjeje, dhe “jo vetëm se do t’i vijë era qeverisje, por do të shkojë te secili qytetar”.
“Shumicën e deputetëve i kam kolegë, por është zgjidhje e tyre. Pres edhe prej VV-së edhe prej LDK-së e Alternativës të janë ata kush janë në Parlament”.
“Nuk e di se me çfarë kushtesh më ka votuar Lista Serbe, nuk kam parë ndonjë kusht”, theksoi ai. /Telegrafi/