Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka filluar Konferenca e tretë e Investimeve në Ballkanin Perëndimor.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se në këtë konferencë do të argumentojë 40 projekte të ndryshme në vlerë mbi gjysmë miliardë euro, shkruan Telegrafi.
“Mirëmëngjesi miq, Në selinë e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër, sapo ka filluar konferenca e tretë e investimeve në Ballkanin Perëndimor. Në këtë konferencë, do të argumentoj 40 projekte të ndryshme nga Kosova, në vlerë prej mbi gjysmë miliard euro. RH”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/