Kryeministri Ramush Haradinaj, me medaljen e Gjergj Kastriot-Skënderbeu, ka nderuar Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”.
“Jam i nderuar se kam parë vlera artistike dhe fuqi njerëzore të jashtëzakonshme dhe e kam parë shqiptarin në mënyrë më të mirë të përfaqësuar në aspektin kulturor. Ky takim ka qenë reflektues edhe për përgjegjësit që i ka qeveria për këtë ansambël. Jam i bindur edhe sot se Kosova është me fat që ka këtë ansambël që gëzon vlera të qarta kulturore dhe artistike”, ka theksuar Haradinaj. /Telegrafi/