Site icon Telegrafi

Kryeministri Haradinaj merr vizën britanike

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka marrë vizën britanike.

Kështu bëri të ditur Haradinaj në një konferencë për media.

Ndryshe, Haradinaj ditë më parë kishte bërë të ditur se ka vizitë në Angli më 26 shkurt.

Lexo po ashtu Haradinaj: Politikanët i marrin vizat, mos ua mbani dertin

“Unë kom vizitë në Angli me 26 shkurt. Për me qenë i rregullt kom aplikuar si çdo qytetar, procedura më e shkurta ish pesë ditë. S’kam kërkua procedurë të jashtëzakonshme. Shkrimet që kanë ndodh nuk e di pse jonë ashtu por nuk është e vërteta”, tha Haradinaj.

Lexo po ashtu Haradinaj anulon vizitën në Iowa të SHBA-së, shkak viza

Ndryshe, ditë më parë është raportuar se Haradinajt i është refuzuar edhe viza britanike, pas asaj amerikane. /Telegrafi/

 

Exit mobile version