Kryeministri i Haitit, Ariel Henry u bëri thirrje haitianëve të bashkohen në solidaritet pas tërmetit të së shtunës.
Një tërmet me magnitudë 7.2 ballë goditi rajonin e Haitit në orën 2:30 pasdite, e cila ka shkaktuar deri më tani të paktën 29 viktima.
Tërmeti ishte rreth 12 kilometra në verilindje të Saint-Louis-du-Sud dhe 13 kilometra i thellë, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS).
Je présente mes sympathies aux parents des victimes de ce violent séisme qui a occasionné plusieurs pertes en vies humaines et matérielles au niveau de plusieurs départements géographiques du pays. #Haïti
— Dr Ariel Henry (@DrArielHenry) August 14, 2021
“Unë u shpreh ngushëllimet të afërmëve të viktimave të këtij tërmeti të fuqishëm që ka shkaktuar disa humbje të njerëzve dhe pronave në disa pjesë të vendit”, shkroi Henry në Twitter.
“Unë i bëj thirrje të gjithëve që të kenë një frymë solidariteti dhe angazhimi nga të gjithë haitianët për të formuar një front të përbashkët për t’u përballur me këtë situatë dramatike që po përjetojmë aktualisht”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Ndryshe, haitianët ishin paralajmëruar për një cunami, por që më vonë u hoq alarmi. /Telegrafi/