Kryeministri francez, Jean Castex, ka rezultuar pozitiv me coronavirus, duke detyruar pesë ministra belg të vendosen në izolim pas takimit me politikanin francez të hënën.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, kryeministri Castex, i cili është plotësisht i vaksinuar, rezultoi pozitiv me virusin pasi u kthye në Francë nga një vizitë me ministrat në Bruksel.
Me t’u kthyer nga Belgjika, Castex mësoi se vajza e tij 11-vjeçare kishte rezultuar pozitive me coronavirus. Më pas edhe kryeministri rezultoi pozitiv dhe me këtë rast do të hyjë në izolim.
Homologu i tij belg, kryeministri Alexander de Croo, së bashku me katër ministra të tjerë, tani janë duke u izoluar pas takimit të tyre.
Castex nuk është duke pasur ndonjë simptomë dhe po ndihej mirë kur testi i doli pozitiv të hënën mbrëma. /Telegrafi/