Kryeministri francez, Edouard Philippe, ka dhënë dorëheqje, bëjnë të ditur zyrtarë nga pallati Elize, shkruan Sky News.
Pritet që dorëheqja e Philippe do t’i hapë rrugë formimit të një qeverie të re në Francë, transmeton Telegrafi.
Edouard Philippe, 49-vjeç, ishte zgjedhur kryeministër i Francës më 15 maj të vitit 2017, e me profesion është jurist.
Burime anonime pretendojnë që Philippe ka ambicie që të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. /Telegrafi/