Site icon Telegrafi

Kryeministri i Francës kërkon që të zgjatet gjendja e jashtëzakonshme

Qeveria franceze do të kërkojë nga Parlamenti vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme pas sulmit terrorist që ndodhi një vit më parë në Paris, ka thënë sot kryeministri i Francës Manuel Vals.

Duke iu drejtuar deputetëve, Vals ka thënë se zgjedhjet e ardhshme si dhe mbështetja që Franca është duke I dhënë koalicionit në luftën kundër ISIS-it në Irak dhe Siri, do të thotë se nuk duhet të injorohet rreziku nga sulmet e tyre.

“Për këtë ne propozojmë që të zgjatet situate e jashtëzakonshme”, ka thënë Vals, transmeton Reuters.

Gjendja e jashtëzakonshme është zgjatur herën e parë në korrik dhe këtë për gjashtë muaj.

Vals nuk precizoi se në çfarë periudhe kohore qeveria do të kërkojë zgjatjen e kësaj gjendje.

Franca javën që shkoi ka shënuar një vjetorin e sulmeve terroriste në Paris ku u vranë më shumë se 130 njerëz.

Vals edhe atëherë ka paralajmëruar se rreziku nga terrorizmi nuk ka kaluar.

“Terrorizmi përsëri do të na godas por do të fitojmë”, ka thënë Vals.

Exit mobile version