Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së mërkurë e ka pritur në takim këngëtaret e njohur, Leonora Jakupi.
Ata kanë biseduar për kthimin e eshtrave të babait të Leonorës në vendlindje.
“Pas përfundimit të suksesshëm të rivarrimit të dëshmorëve dhe heronjve nga Polaci në Marinë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kthimin e eshtrave të Kolonel Ahmet Krasniqit në vendlindje”.
“Duke qenë se, dëshmori Qazim Milazim Jakupi, është i varrosur me Kolonel Krasniqin, të bijën, këngëtaren e mirënjohur, Leonora Jakupi, e sigurova se edhe babai i saj do të prehet në vendlindje, sipas amanetit të tij dhe dëshirës së familjes”, ka shkruar kryeministri në një postim në Facebook.
“Ai që nderon heronjtë e meriton edhe lirinë që erdhi e ujitur me gjakun e tyre”.
“Në takim me kryeministrin Ramush Haradinaj, njeriun që njeh më së miri peshën e lirisë.
“Sot (e mërkurë) mora mbështetje dhe premtim që në 20 vjet pas rënies, eshtrat e Babit të kthehen në vendlindje”, ka shkruar Leonora në një postim në rrjetet sociale. /Telegrafi/