Kryeministrit dhe nënkryetarit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohammed Bin Rashid al-Maktoum, iu dha një vaksinë e coronavirusit, sipas mediave shtetërore.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Al-Maktoum ndau një fotografi në Twitter, duke treguar atë duke marrë vaksinën nga një punëtor mjekësor.
Gjithsesi, siç shkruan CNN, nuk është e qartë se cilën vaksinë e kishte marrë ai.
“Ne i dëshirojmë të gjithëve siguri dhe shëndet të madh dhe jemi krenarë për ekipet tona të cilët kanë punuar pa pushim për ta bërë vaksinën të disponueshme në Emiratet e Bashkuara Arabe”, ka thënë al-Maktoum në Twitter.
Ndryshe, në qershor, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kina njoftuan fillimin e provave klinike të Fazës 3 për një vaksinë për COVID-19 të zhvilluar nga kompania shtetërore kineze e kompanisë farmaceutike Sinopharm.
Sipas mediave shtetërore të Emirateve të Bashkuara Arabe në qershor, 31,000 vullnetarë morën vaksinën.
While receiving the COVID-19 vaccine today. We wish everyone safety and great health, and we are proud of our teams who have worked relentlessly to make the vaccine available in the UAE. The future will always be better in the UAE. pic.twitter.com/Rky5iqgfdg
— HH Sheikh Mohammed (@HHShkMohd) November 3, 2020
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë miratuar vaksinën e Sinopharm për përdorim urgjent për punonjësit e vijës së frontit, sipas ministrit të shëndetësisë të vendit.
“Studimet tregojnë se vaksina është efikase dhe e sigurt dhe treguan një përgjigje pozitive në gjenerimin e antitrupave”, citohet të ketë thënë ministri i Shëndetësisë dhe Parandalimit, Abdul Rahman al-Owais në shtator.
Ministria e Shëndetësisë e Emirateve të Bashkuara Arabe raportoi të martën 1,008 raste të reja me coronavirus dhe gjashtë vdekje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve atje në 136,149 dhe numrin e vdekjeve në 503. /Telegrafi/