Një foto e kryeministrit australian, Malcolm Turnbull, po bën xhiron e rrjetit. Në të, kreu i qeverisë australiane shfaqet duke i dhënë 5 dollarë një lypësi.
Fotoja është shkrepur ndërsa kryeministri po shkonte në mbledhjen e Komitetit Ekonomik për Zhvillimin e Australisë në Melburn.
Fotoja u postua në rrjetet sociale nga një gazetare e “Guardian”, e cila shkruante: Shikoni dorën e djathtë të kryeministrit, më pas shikoni dorën e majtë. Besoj se nuk ka nevojë për koment”.
Turnbull duket në foto teksa i jep lypësit 5 dollarë, ndërsa në dorën tjetër mban një tufë me kartëmonedha, prerja e të cilave nuk dallohet mirë.
Në rrjet, përcjell Shekulli, reagimi ka qenë i menjëhershëm.
Shumë përdorues e kritikojnë për shumën e vogël që ka dhuruar, ndërsa në dorën tjetër mban shumë para. Ndërsa të tjerë e kanë akuzuar se e ka përdorur lypësin për t’i bërë vetes publicitet.