Kryeministri çek, Andrej Babis, ka thënë se do të shkarkojë ministrin e shëndetësisë nëse ai nuk jep dorëheqje pas një raportimi ku thuhej se ky i fundit shkeli kufizimet e rrepta të qeverisë dhe vizitoi një restorant të Pragës.
Sipas EuroNews, përcjell Telegrafi, Roman Prymula, është kritikuar pasi u fotografua duke dalë nga një restorant të mërkurën, i cili duhej të kishte qenë i mbyllur për shkak të rregullave të reja kundër coronavirusit.
E përditshmja çeke, Blesk, njoftoi se politikani gjithashtu nuk posedonte maskë në fytyrë derisa hipi në makinën e tij.
“Gabimi i ministrit Prymula është i pafalshëm”, shkroi Babis të premten.
“Unë i kërkova atij të japë dorëheqje dhe nëse nuk e bën, jam gati ta shkarkojë atë nga detyra”, u shpreh ai.
Ministri i shëndetësisë, Roman Prymula ende nuk i ka komentuar këto akuza. /Telegrafi/