Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov, gjatë ditës së sotme do të qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Petkov në Shkup vjen bashkë me zëvendëskryetarin e Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë, Kristian Vigenin, me ministrin për Punë të Jashtme dhe për Transport dhe Lidhje, Teodora Gençovska dhe Nikollaj Sabev.
Në aeroportin e Shkupit delegacionin bullgar do ta pres ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, pas çka pritet të filloj edhe pritja solemne para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Petkov do të realizojë takim me kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, presidentin Stevo Pendarovski dhe funksionarët tjerë shtetëror./Telegrafi/