Site icon Telegrafi

Kryeministri britanik, Sunak: Kemi riatdhesuar gati 2000 migrantë të paligjshëm shqiptarë

Kryeministri britanik i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve rreth migracionit të paligjshëm.

Rishi Sunak ka treguar se si planifikon qeveria e tij t’i ndalon emigrantët të kalonin Kanalin Anglez me varka të vogla.

Ai përmendi një marrëveshje të re të riatdhesimit me Shqipërinë si një nga masat për të parandaluar ardhjet.

Ai pretendoi se qeveria “ka kthyer gati 2000 migrantë të paligjshëm”, raporton bbc.

Të dhënat e fundit deri në fund të majit 2023 tregojnë se – që nga nënshkrimi i marrëveshjes Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri në dhjetor të vitit 2022 – Britania e Madhe ka kthyer në vendin e origjinës 1788 shtetas shqiptarë.

Megjithatë, kjo shifër përfshin kriminelët shqiptarë dhe njerëzit që janë kthyer vullnetarisht në Shqipëri – jo vetëm emigrantët që kanë ardhur ilegalisht sipas ligjit të Mbretërisë së Bashkuar. /Telegrafi/

Exit mobile version