Keir Starmer ka njoftuar se dëshiron të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar në 3% në parlamentin e ardhshëm – përpara takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trump.
Kryeministri, në një deklaratë të papritur në parlament, njoftoi se shpenzimet do të rriten në 2.5% të GDP-së së Mbretërisë së Bashkuar deri në vitin 2027 nga 2.3% aktuale.
Ai tha se dëshiron që shpenzimet e mbrojtjes të rriten në 3% të GDP-së në parlamentin e ardhshëm, por kjo do të thotë që laburistët të fitojnë zgjedhjet e ardhshme, të përcaktuara për vitin 2029, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se numri është shumë më i ulët se sa ka kërkuar presidenti i SHBA-së që anëtarët e NATO-s të shpenzojnë për mbrojtje, me Trumpin duke thënë se të gjithë duhet të shpenzojnë 5%.
Keir njoftoi gjithashtu se qeveria do të shkurtonte ndihmën e huaj për të financuar rritjen, duke ulur shpenzimet aktuale nga 0.5% e GDP-së në 0.3%.
Momente përpara njoftimit, Ministria e Jashtme tha se po ndalonte disa ndihma për Ruandën për shkak të rolit të saj në konfliktin në Kongon fqinje.
Sipas Keir, reduktimi i ndihmës së huaj “nuk është një heqje dorë”, pasi organizatat bamirëse thanë se shkurtimet do të nënkuptonin se më shumë njerëz në pjesët më të varfra të botës do të vdisnin.
Ndër tjera, ai përsëriti angazhimin e qeverisë ndaj NATO-s dhe kritikoi presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se “tiranët kuptojnë vetëm me forcë”.
Ndryshe, duke iu drejtuar vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se dëshiron që marrëdhënia e Mbretërisë së Bashkuar me SHBA-në të shkojë nga “forca në fuqi”. /Telegrafi/