Site icon Telegrafi

Kryeministri britanik s’ka shtrat për beben, e mban në një kuti kartoni

Bebja erdhi në jetë në familjen Cameron muajin e kaluar derisa ishin për pushime në Cornwall. Ende nuk kanë blerë një shtrat për fëmijë kështu që vajza e tyre më e vjetër Nancy shpejtë e modifikoi një kuti kartoni.

“E zbukuroi mirë, ndërsa Florence ende fle në të. Motrat më të vjetra e adhurojnë”, tha kryeministri i cili ka edhe dy vajza tjera.

“Bebja është vërtet e qetë, ha dhe fle”, tha Cameron i cili me familjen kohë më parë u shpërngul në Downing Street.

Florence së shpejti mund të flejë në shtratin e vërtetë, pasi zëvendësi i kryeministrit, Nick Clegg, vikendin e kaluar tha se shefit të tij do t’i ndihmojë ta konstruktojë shtratin e fëmijëve të blerë në Ikea. /Telegrafi/

Exit mobile version