Telegrafi

Kryeministri britanik mëson se si gatuhen petullat tradicionale japoneze

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak u fotografua duke marrë mësime se si përgatiten petullat tradicionale japoneze Okonomiyaki gjersa ishte duke u shoqëruar me disa gazetarë në një restorant në Hiroshima, përpara samitit të G7.

Ai më parë përshëndeti vendimin e SHBA-së për t’i hapur rrugën Ukrainës për të marrë aeroplanë luftarakë F-16.

“Njoftim i mirëseardhur se SHBA do të miratojë trajnimin e pilotëve ukrainas për aeroplanët luftarakë F-16”, shkroi Sunak në Twitter.

“Mbretëria e Bashkuar do të punojë së bashku me SHBA-në dhe Holandën, Belgjikën dhe Danimarkën për t’i siguruar Ukrainës aftësinë ajrore luftarake që i nevojitet. Ne qëndrojmë të bashkuar”, pohoi ai.

G7 është grupi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës, ku krahas britanikëve janë edhe Japonia, Kanada, SHBA, Franca, Italia dhe Gjermania ndërsa këtë vit janë ftuar si mysafirë edhe disa vende të tjera duke përfshirë Ukrainën. /Telegrafi/