Lirimin e hershëm nga burgu të Usman Khan, që qëlloi për vdekje dy persona dhe plagosi tre të tjerë në një urë në Londër, kryeministri britanik Boris Johnson e ka kritikuar rëndë.
Sipas tij, lirimi nga burgu pas kryerjes të vetëm gjysmës së dënimit të dhënë është gabim, derisa ka kërkuar që të ndryshohen ligjet për të drejtat e njërit, në raste të personave me rrezikshmëri të lartë, transmeton Telegrafi.
“Kriminelët e dhunshëm dhe terroristët duhet të mbahen në burg, shumë më gjatë dhe të mos aplikohet lirimi automatik i tyre”, ka thënë Johnson, duke fajësuar në këtë mënyrë qeverisjen e kaluar.
Reforma në ligjet e të drejtave të njeriut, konsiderohet si prioritet i ndryshimeve, që pritet t’i bëjë kryeministri britanik gjatë qeverisjes së ardhshme.
Ministria e Drejtësisë ka nisur një hetim, lidhur me lirimin e mëhershëm të 70 personave, nga rreziku se mund te jenë duke planifikuar sulme të ngjashme. /Telegrafi/