Site icon Telegrafi

Kryeministri britanik falënderon mjekët që ia shpëtuan jetën, miqtë e tij thonë se ishte shumë afër vdekjes

Boris Johnson ka qenë shumë afër vdekjes, derisa po trajtohej për coronavirus, kanë bërë të ditur miqtë e tij të afërt.

Por, kryeministri britanik është shëruar dhe ka gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ka falënderuar mjekët që ia shpëtuan jetën, transmeton Telegrafi.

Mjekët zbuluan betejën e jashtëzakonshme, për të shpëtuar kryeministrin e goditur nga sëmundja, të cilin e kishin pritur në spital për tre ditë, para se të pranohej përfundimisht të dielën e kaluar.

Angazhimet e shumta që kishte Johnson, ka bërë që ai të mos shkonte në spital, duke bërë që gjendja e tij të rëndohej.

Gjatë qëndrimit në spital, ai ka pranuar letra nga e dashura e tij që po ashtu është e sëmurë me coronavirus, e cila i dërgoi edhe një imazh të skanimit të fëmijës së tyre të pa lindur.

Derisa Britania e Madhe po qëndron e mbyllur, janë shënuar 9,937 të vdekur, derisa janë edhe 70,783 të infektuar. /Telegrafi/

Exit mobile version