Telegrafi

Kryeministri britanik Boris Johnson do të telefonojë presidentin rus Vladimir Putin

Kryeministri britanik, Boris Johnson do të telefonojë presidentin rus, Vladimir Putin dhe do të vizitojë Evropën Lindore në ditët në vijim, derisa Mbretëria e Bashkuar rrit përpjekjet e saj diplomatike për të zgjidhur krizën kufitare me Ukrainën.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, No 10 tha se kryeministri do të përsëriste nevojën që Rusia të “angazhohet në mënyrë diplomatike” kur ai foli me Putinin këtë javë.

Ai do të “përsërisë nevojën që Rusia të tërhiqet”, shtoi No 10.

Johnson ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar mund të vendosë trupa për të mbrojtur aleatët e NATO-s nëse Rusia pushton Ukrainën.

Megjithatë, Ukraina nuk është pjesë e NATO-s dhe Rusia dëshiron që Perëndimi të premtojë se nuk do t’i bashkohet kurrë aleancës ushtarake, duke e parë atë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e saj.

Siç dihet, 30 anëtarët e NATO-s përfshijnë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe disa ish-republika sovjetike, disa prej të cilave kufizohen me Rusinë. Anëtarët pranojnë t’i vijnë në ndihmë njëra-tjetrës në rast të një sulmi të armatosur.

Rusia ka vendosur rreth 100 mijë trupa, tanke, artileri dhe raketa pranë kufirit të Ukrainës, por mohon se planifikon të pushtojë ish-republikën sovjetike, e cila kufizohet me Rusinë dhe BE-në. /Telegrafi/