Kryeministri britanik, Boris Johnson, nuk ka pneumoni, deklaron Downing Street.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, deri më tani ministrat nuk kanë dhënë një përgjigje konkrete, mirëpo, i pyetur nëse kryeministri është diagnostikuar me pneumoni, zëdhënësi në një konferencë ditore e ka mohuar një gjë të tillë.
“Nuk është ashtu”, thuhet të ketë thënë zëdhënësi në Downing Street.
Ai më tutje ka pohuar se gjendja e tij mbrëmë ka qenë e qëndrushme dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Gjendja e kryeministrit është stabile, dhe mbetet në gjendje të mirë. Johnson është aktualisht në trajtim standard të oksigjenit, dhe nuk është i vendosur në ventilator”, ka thënë ai. /Telegrafi/