Telegrafi

Kryeministri australian e përshëndeti një votuese koreane në gjuhën kineze (Video)

Ditën e parë të fushatës parazgjedhore, kryeministri australian Scott Morrison e ka nisur me një gabim të vogël.

Gjatë takimit me disa votues në Sideny të Australisë, ai ia drejtuar një votueseje koreane me një përshëndetje kineze, por ajo e përmirësoi menjëherë, transmeton Telegrafi.

I rrethuar nga gazetarët, kryeministri i tanishëm që garon edhe për një mandat tjetër, nisi të qeshte dhe vazhdoi të takohej me pranishmit tjerë.

Takimi dhe përshëndetje tij me ‘ni hao’ vjen vetëm pak momente, pasi kishte vizituar një restorant korean të asaj zone.

Megjithatë, gabimi që bëri nuk duket se do t’i shkaktojë probleme, në zgjedhjet që zhvillohen me 18 maj. /Telegrafi/