Site icon Telegrafi

Kryeministri i Armenisë jep dorëheqje

Kryeministri i Armenisë, Hovik Abrahamian, në mbledhjen e qeverisë, ka deklaruar se ai ka vendosur të jap dorëheqje.

Dorëheqja e Abrahamian, vjen në kohën kur shteti i Armenisë ka shënuar ngadalësim në rritjen ekonomike dhe ka pasur shpërthime sporadike të trazirave qytetare.

“Na duhet një qasje e re dhe një fillim i ri”, ka thënë Abrahamian në mbledhjen e qeverisë.

“Ne duhet të mendojmë për të ardhmen dhe të formojmë një qeveri të re”, ka shtuar tutje ai, transmeton Evropa e Lirë.

Mediat armeniane raportojnë se pasardhësi i Abrahamian mund të jetë Karen Karapetian, ish-kryetar i kryeqytetit të Armenisë, Jerevanit.

Exit mobile version