Telegrafi

Kryeministri armen u bëri thirrje ushtarëve të çmobilizuar të kthehen në ushtri

Azerbajxhani dhe Armenia po vazhdojnë të përshkallëzojnë situatën sa i përket rajonit të diskutueshëm Nagorni-Karabaku.

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan u bëri thirrje ushtarëve që ishin të çmobilizuar këtë vit të kthehen në ushtri për shkak të konfliktit në Nagorni-Karabaku, transmeton Telegrafi.

“Unë dua t’u bëj thirrje djemve tanë që u demobilizuan gjatë vitit të kaluar të vijnë në qendrën e rekrutimit dhe të regjistrohen”, pohoi Pashinjin përmes një video mesazhi në Facebook.

Lexo po ashtu Në ditën e tetë të konfliktit, presidenti i Azerbajxhanit kërkoi tërheqjen e forcave armene

Ai u bëri thirrje të demobilizuarve që të aplikojnë si vullnetarë, sepse ligji nuk lejon që kategori të përfshihet në rezervën e mobilizimit.

Ndërkohë, Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev kërkoi në ditën e tetë të konfliktit midis armenëve dhe azerëve, kërkoi tërheqjen e forcave armene nga Nagorni-Karabaku. /Telegrafi/