Azerbajxhani dhe Armenia po vazhdojnë të përshkallëzojnë situatën sa i përket rajonit të diskutueshëm Nagorni-Karabaku.
Kryeministri armen, Nikol Pashinyan u bëri thirrje ushtarëve që ishin të çmobilizuar këtë vit të kthehen në ushtri për shkak të konfliktit në Nagorni-Karabaku, transmeton Telegrafi.
“Unë dua t’u bëj thirrje djemve tanë që u demobilizuan gjatë vitit të kaluar të vijnë në qendrën e rekrutimit dhe të regjistrohen”, pohoi Pashinjin përmes një video mesazhi në Facebook.
Ai u bëri thirrje të demobilizuarve që të aplikojnë si vullnetarë, sepse ligji nuk lejon që kategori të përfshihet në rezervën e mobilizimit.
Ndërkohë, Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev kërkoi në ditën e tetë të konfliktit midis armenëve dhe azerëve, kërkoi tërheqjen e forcave armene nga Nagorni-Karabaku. /Telegrafi/