Kryeministri armen, Nicole Pashinyan beson se Jerevani po të binte dakord një vit më parë për t’ia kthyer Azerbajxhanit pesë rajone rreth Nagorni-Karabagut, situata do të ishte më e mirë se tani.
Ai thotë se askush, përfshirë edhe atë, nuk e konsideroi këtë në mënyrën e duhur, raporton aljazeera.
“Kur shohim situatën në të cilën jemi tani, duke parë pas nesh, mund të themi se situata do të kishte qenë më mirë nëse do të kishim rënë dakord t’i kthenim pesë rajonet një vit më parë. Por kush në Armeni do të besonte se kjo është rruga e duhur? Shumë pak njerëz, përfshirë mua , ata nuk do ta besonin, sepse kishte shumë pasiguri”, tha ai.
Kryeministri vuri në dukje se alternativa ndaj konfliktit të armatosur ishte kthimi i pesë rajoneve, pa statusin specifik të Karabakut, transmeton Telegrafi.
Pashinyan deklaroi se pala armene nuk ndërmori hapa të tillë në ditët e para të përshkallëzimit të konfliktit në Nagorni-Karabag në shtator, meqenëse konfliktet ishin të suksesshme në periudhën fillestare dhe kushtet për kthimin e rajonit nuk u përmendën.
“Ne e bëmë atë pasi u bë e qartë: se nuk kishte asnjë mënyrë për të bërë një kthesë në luftë dhe qëllimi ishte të shmangim zhvillimet më të këqija”, tha kryeministri.
Ndryshe, armenët pas arritjes së marrëveshjes ia kanë mësyer parlamentit duke shkaktuar kaos. /Telegrafi/