Sot, ekipi shqiptar Bad News Eagles në CS:GO edhe zyrtarisht shkruan historinë duke u bërë ekipi i parë nga Ballkani që arrijnë të kualifikohen në PGL Major apo ligën më të madhe në botë për lojën Counter Strike: Global Offensive e cila dhuron shpërblime në vlerë të 1 milion eurove.
Pas fitores ndaj ekipit çek, Sinners, me rezultat 2:1, Bad News Eagles u kualifikuan për të shkuar tutje në PGL Major e cila do të zhvillohet në Antwerp të Belgjikës.
Si rrjedhojë, sot emra të shumtë nga fytyrat e publike, por edhe institucionet shtetërore, kanë përgëzuar ekipin Bad News Eagles për suksesin e tyre.
Pas reagimit nga Ministri iKulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tani edhe vet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përgëzuar këtë ekip.
“Prej internet kafesë, ku filluan ushtrimet e para, BNE sot na përfaqësojnë në garën më të madhe në botë”, ka shkruar kryeministri Kurti në llogarinë e tij në Instagram.
Ndër tjerash, ai ka shtuar se i gëzohet çdo të arriture të rinisë të cilët po dëshmojnë se kur kombinohet pasioni e puna, suksesi është i garantuar.
Nga kush përbëhet Bad News Eagles?
Kjo është përbërja e ekipit Bad News Eagles:
Flatron “juanflatroo” Halimi
Dionis “sinoppsyy” Budeci
Genc “gxx-” Kolgeci
Rigon “rigoN” Gashi
Sener “SENER1” Mahmuti
Klesti “stikle-” Kola (Trajner). /Telegrafi/