Sot, kryeministri i vendit Albin Kurti ka vizituar ekipin Bad News Eagles, për t’i uruar për sukseset e tyre dhe për të diskutuar për të ardhmen e eSports në vendin tonë.
Me rastin e festes së Fiter Bajramit, kryeministri Kurti sot ishte mysafir në bootcampin e ekipit Bad News Eagles, ku ata po përgatiten per turneun major tash e një kohë.
Siç duket Z.Kurti ka uruar ekipin për suksesin e tyre pas arritjes historike në lojën e CS:GO, si dhe ka diskutuar për ide te reja rreth eSports dhe zhvillimit të tij në vendin tonë në të ardhmen.
“Sot ishte një ditë e veçantë. U nderuam me prezencën e kryeministrit të Kosovës. Ne patëm disa biseda të mahnitshme se si të përmirësojmë eSports në rajonin tonë. Faleminderit Albin Kurti për këtë ditë”, ka shkruar faqja e Bad News Eagles në Instagram.
Për këtë takim në rrjetin social, Instagram, shkroi edhe kryeministri Kurti: “Flatronin, Senerin, Gencin, Dionisin, Rigonin e Klestin i njihni me emra të tjerë, por unë sot po i përmend këtu me emrat e tyre tē vërtetë. Sepse ata tani janë bërë inspirim për shumë të rinj në Kosovë. Bashkë me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë e Sportit, Daulina Osmani, sot iu uruam edhe me bakllavë Festën e Bajramit dhe iu dëshiruam shumë suksese në PGL Major Antwerp 2022. Qeveria jonë angazhohet që potencialin e rinisë ta bëjë sa më produktiv, ndërsa entuziazmin e tyre institucional. Faleminderit për fanellën. Do të bëjë tifo për juve në çdo turne. Forca gamera!”. /Telegrafi/