Telegrafi

Kryeministri akuzon presidentin

Berisha po ashtu hodhi poshtë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, duke theksuar se ato do të mbahen në 2013.

“Nuk ka zgjidhje pa ndëshkimin e puçit”, tha Berisha, duke akuzuar presidentin Bamir Topi se ishte i vetmi që nuk e pa dhunën mbi policët të premten e kaluar.

Berisha tha se presidenti nuk e përmendi në asnjë fjali fjalën dhunë në deklaratën e tij të parë pas demonstratës së përgjakshme të së premtes.

Kryeministri konfirmoi se ishte arritur një marrëveshje për çështjen e gardistëve për të cilët prokuroria ka nxjerrë urdhër-ndalimi, por tha se marrëveshja ishte prishur pas 3 orësh.

Ai tha se për këtë duhej pyetur kryeprokurorja. /Telegrafi/