Telegrafi

Kryemadhi: Do ta shkarkoja Metën nëse do t’i kisha 92 deputetë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar në emisionin “Open” se po të kishte 92 deputetë do ta shkarkonte Ilir Metën nga posti i Presidentit të Republikës.

Sipas Kryemadhit, është pikërisht Meta fajtori për gjendjen që po kalon vendi.

“Po të kisha 92 deputetë do të shkarkoja Presidentin me motivacionin e dhënies së fuqisë së kokës së krimit, Edi Rama”, tha Kryemadhi.

Ndryshe, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta janë të martuar prej vitesh. /Telegrafi/