Telegrafi

Kryemadhi: Rama do t’i paguajë lotët e nënave shqiptare

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të paguajë për të gjitha lotët që ka nxjerrë sytë e shqiptarëve.

Pas përpjekjes së protestueve për të hyrë në Kryeminsitri dhe përballjes me forcat e rendit, Kryemadhi e cilësoi këtë gjë si një skenar të nxitur nga kryeministri Rama.

“Kjo është më e pakta që mund të bëjë Rama. Vërtetë gazi lotsjellës mund të nxjerrë lot nga sytë e shqiptarëve siç ka nxjerrë Rama lot nga sytë e nënave shqiptare por do t’i paguajë këto lot”, tha Kryemadhi.