Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur gjatë protestës së organizuar nga opozita e bashkuar.
Sipas saj, Edi Rama ka dështuar në të gjitha sektorët dhe protesta është organizuar për të mbrojtur vendin.
“Jemi këtu dhe do të jemi gjithmonë sa herë shushunjat do të hidhen dhe nuk do të lodhemi asnjëherë. Rama ka dështuar, dështoi në politikat e tij, dështoi me vendet e reja të punës, dështoi me taksat e larta, me policinë”, tha kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. /Telegrafi/