Telegrafi

Kryemadhi: Rama e banda e tij mbajnë përgjegjësi për dhunën ndaj Dollapit

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me dhunën e ushtruar ndaj sekretarit organizativ të PD, Sait Dollapi nga forcat e rendit si edhe ish deputetes Albana Vokshi.

“Dhuna shtazarake e përdorur ndaj sekretarit organizativ të PD z. Sait Dollapi dhe znj. Albana Vokshi tregon qartë frikën dhe tmerrin që ka zënë këtë qeveri të inkriminuar. Asnjë deklaratë e blerë apo e sponsorizuar me paratë e drogës nuk e mbulon dot këtë krim që po ushtrohet ndaj çdo qytetari të Tiranës, pjesmarrës në protestë apo jo.”-shkruan Kryemadhi, ndërsa shton se përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi.