Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar mbrëmjen e kësaj të mërkure një takim të zgjeruar me të gjithë strukturat e LSI Durrës.
Në këtë takim Kryemadhi ka kërkuar nga kryetarët e organizatave dhe anëtarëve të LSI-së në Durrës që të jenë masivisht prezente në çdo lagje, komunitet dhe derë më derë të të gjithë Durrësit.
Ajo u kërkoi të forcojnë rolin e LSI-së në komunitetet e ndryshme dhe në grupet e interesit dhe veçanërisht shtresave në nevojë.
“Forca e LSI-së kanë qenë gjithmonë gratë dhe të rinjtë, ndaj dhe fokusi i punës tek ato do të jetë prioritet madhor i LSI në përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme.”
Ndër të tjera në fjalën e saj në këtë takim Kryemadhi deklaroi prerë se s’do të ketë asnjë hap pas për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tuaj.