Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), ka në plan që për tre muaj të pastrojë Shqipërinë nga droga, tha në deklaratë për shtyp kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
“LSI-ja ka në plan që për 3 muaj të pastrojë Shqipërinë nga droga dhe llumi i Edi Ramës. Të çmontojë këtë qeveri dhe të shembi këtë sistem dhe për 3 muaj Shqipëria ti kthehet normalitetit dhe zhvillimit ekonomik. Sekuestrim të pronave mafioze dhe pastrim të Shqipërisë nga paratë e pista, taksat e ulëta, konkurrenca e pastër, zhdukja monopoleve, rikthimi i barazisë dhe demokracisë, shëndetësi dhe arsim të barabartë për të gjithë pa dallim bindje politike, të shpëtojmë trashëgiminë kulturore, të shpëtojmë identitetin tonë, tha Kryemadhi.
Sipas saj, çmontimi i Qeverisë “Rama 2” është hapi i parë, të cilin do ta ndërmerr LSI-ja. /Telegrafi/