Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar në konferencën rajonale të grave parlamentare se “dëshiron që në listat zgjedhore të arrijmë të kemi 50% burra dhe 50% gra”.
“Në parlament të kemi gra që të luftojnë për të drejtat e grave. Unë personalisht do të thosha më mirë një burrë që lufton për të drejtat e grave se sa një grua që bën sikur punon për gratë”, deklaroi Kryemadhi.
Sipas saj, gratë të mos kënaqen me karamele që na dhurohen nga burrat. “Të lobojmë fort për një proces transparent të përzgjedhjes së kandidatëve brenda partive tona”, theksoi deputetja e LSI-së.
Ndërsa eputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka deklaruar se gratë duhet të promovojnë institucione më të forta.
“Unë nuk kam qenë kundër kuotave në parim, por sot kërkohet më shumë identiteti politik. Gratë i bashkohen politikës se janë pjesë e shoqërisë njerëzore. Ka një gabim të madh, ndaj dhe burrat ikin nga salla, se ata keqkuptohen se gratë duan t’i zënë vendin atyre. Ato nuk janë për t’i zënë vendin burrave, apo të ndihen superiore”, tha ajo.