Site icon Telegrafi

Kryemadhi: Lëvizja studentore, një leksion për të gjithë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim,Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e Lëvizjes së Gruas-s për Integrim.

Gjatë fjalë së saj ajo nuk la pa komentuar as protestat masive të organizuara ditët e fundit në Tiranë e rrethe.

“Lëvizja studentore është një lëvizje kombëtare. Me lëvizjen studentore nuk mund të luajë askush. Lëvizja studentore është një realitet për të dhënë mësim. Lëvizja studentore është lëvizje e PS, PD dhe atyre pa parti. Lëvizja studentore nuk është një parti politike, ashtu si ato grupet e paguara nga Rama për t’i përçarë”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej ajo shton se studentët i dhanë një leksion asaj dhe dhe të gjithë politikanëve.

“Studentët tanë na dhëna një mësim ne si politikan, më dhanë mësim mua të parë, jam e bindur edhe zotin Bashën, se nuk është e nevojshme për të pasur kushtet për të protestuesit. Studentët na dhanë një mësim ne klasës politike, kur je me të drejtë, edhe zoti është me ty. Lëvizja studentore ishte një leksion demokracie dhe shpresë”, tha Kryemadhi.

Exit mobile version