Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat ka deklaruar se grupi parlamnetar i partisë që ajo drejton ka vendosur djegien e mandateve,
Kryemadhi në fjalën e saj ka theksuar se djegia e mandate është e vetmja rrugë për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe legjitimitetin e shtetit
“Duke mbështetur plotësisht zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar, të një qeverie tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm, që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme parlamentare. Grupi Parlamentar i LSI vlerëson se djegja e mandateve është rruga e vetme për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe legjitimitetin e qeverisjes përmes votës së lire. Prandaj, Grupi Parlamentar, vendosi djegjen e mandateve dhe mandatoi Kryetaren e LSI për të ndërmarrë të gjithë hapat statutore dhe politike në përmbushje të këtij vendimi”, deklaroi Kryemadhi.
Për djegien e mandatave, gjatë ditës kishte vendosur edhe Partia Demokratike, me në krye Lulzim Bashën. /Telegrafi/