Site icon Telegrafi

Kryelanë karadaku

Përbërësit:

▪ 250 gramë miell misri
▪ 250 g djathë i yndyrshëm
▪ 125 gramë kajmak
▪ 4 vezë
▪ 1 pluhur për pjekje
▪ 50 gramë miell i bardhë
▪ 0,5 decilitri vaj
▪ kripë
▪ ujë sipas nevojës

Gatimi:

1. Djathi i yndyrshëm i lopës thërrmohet.

2. Në enë të përshtatshme bashkohen mielli i misrit dhe mielli i bardhë, pluhuri për pjekje, vezët e tundura, djathi i thërrmuar dhe kajmaku. Shtohet pakëz kripë dhe të gjitha përzihen ngadalë.

3. Pastaj gradualisht shtohet ujë i vakët dhe përzihet derisa të fitohet një masë jo shumë e trashë.

4. Ena e përshtatshme lyhet me vaj, spërkatet me miell të bardhë dhe aty derdhet masa e përgatitur.

5. Piqet, derisa të skuqet, në furrën e nxehtë paraprakisht në 200 gradë Celsius.

6. Kryelana e gatshme lihet të ftohet, pastaj pritet dhe shërbehet.

Këshillë shtesë: Masa e përgatitur për kryelanë mund të piqet edhe në kallëpe për mafina.
/Telegrafi/
 

Exit mobile version