Kryekuvendari i Maqedonisë, Talat Xhaferi është duke zhvilluar një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai është ftuar nga kongresnmeni Robert Pittenger dhe do të merr pjesë në Forumin e 10-të të Zbulimit të Sigurisë Parlamentare, që do të mbahet më 7 dhjetor në Washington.
Përveç forumit, janë paraparë edhe takime dypalëshe të kryetarit Xhaferi me përfaqësues të Departamentit të Shtetit./Telegrafi/