Site icon Telegrafi

Kryekuvendari Talat Xhaferi kërkon tërheqjen e amandamenteve për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Ligji për përdorimin e gjuhëve përveç që është bllokuar për shkaqe tenkike, është bllokuar edhe për shkaqe politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas 24Vesti, Kryekuvendari Talat Xhaferi ka lënë hapësirë që të mos ketë diskutim për 35.569 amandamentet e propozuara nga opozita.

Ai thotë se në këtë fazë punohet në një ligj, kurse kuvendi nuk është përgjegjës të vlerësojë kushtetueshmërinë e ligjit, dhe se këtë e konteston opozita maqedonase.

Xhaferi u bëri thirrje që t’i tërheqin amandamentet, edhe pse thotë se ka forcë për një debat gjashtëmujorë.

Jozyrtarisht, deri tani janë përkthyer rreth 20 mijë amandamente./Telegrafi/

Exit mobile version