Kryekomunari i Gjevgjelisë, Ivan Frangov, e ka akuzuar ministrin për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, për sjellje të një vendimi që bllokon ndërtimin e sistemit të ri të ujësjellësit në komunën e Gjevgjelisë.
Frangov thotë se vendimi i Sugareskit ka ardhur një ditë pas vizitës së revizionit, përfaqësuesve të BE-së dhe Bankës Botërore në Gjevgjeli të cilët, sipas tij, konstatuan se ndërtimi i sistemit të ri vazhdon të bëhet sipas planit.
Më tej, kryekomunari i Gjevgjelisë thekson se bllokada e Sugareskit vjen pasi që, ministria konstaton ”lëshime dhe mangësi të theksuara”.
Ivan Frangov deklaron se është e pakuptimtë se për çfarë lëshimesh bëhet fjalë përderisa dokumentacioni i tenderit është përgatitur dhe miratuar nga Banka Evropiane e Investimeve./Telegrafi/