Telegrafi

Kryeinspektorit të tregut i thyhet vetura (Foto)

Kryeinspektorit të tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Lulzim Syla i është thyer vetura e tij në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë.

Syla ka treguar për Telegrafin se vetura nuk është plaçkitur, por vetëm i janë shkaktuar dëme materiale.

Ai thotë se dëmtimi i veturës mund të jetë edhe për shkak të punës që e bën.

Lulzim Syla ka treguar se e ka lajmëruar rastin në polici dhe ata kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ndryshe Inspektorati i Tregut në MTI merret me inspektimet nëpër biznese të ndryshme. Kryesisht ky inspektorat kontrollon se a po manipulohet me sasinë dhe çmimet e produkteve. /Telegrafi/