Site icon Telegrafi

Kryegjykatësi rus vdes pak ditë pas takimit në të cilin mori lëvdata nga Putini

Një shef i drejtësisë ruse ka vdekur vetëm disa ditë pas takimit me presidentin Vladimir Putin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Vyacheslav Lebedev, presidenti i Gjykatës së Lartë të Rusisë, vuante nga një “sëmundje e e zgjatur” përpara se të vdiste në Moskë.

Gjendja e 81-vjeçarit besohet të jetë e lidhur me kancerin, raportoi gazeta ruse Kommersant.

Dhe vdekja e Lebedev vjen vetëm disa ditë pas takimit të tij me Putinin.

Lexo po ashtu Ukrainasit rrëzojnë “aeroplanin e modernizuar rus” – publikojnë pamjet

Ata thuhet se u takuan më 6 shkurt për të diskutuar mbi përdorimin e teknologjisë dixhitale në punën e gjyqësorit.

Aty thuhet se ai mori edhe lëvdata nga Putini: “Nën udhëheqjen tuaj, Gjykata e Lartë ka bërë shumë për ta bërë gjyqësorin transparent dhe më të qasshëm për popullin tonë”.

Vdekja e shefit të Gjykatës së Lartë është e fundit në një varg humbjesh të rangut të lartë për Putinin.

Më shumë se 30 rusë të profilit të lartë kanë vdekur që kur ai filloi pushtimin në Ukrainë. /Telegrafi/

Exit mobile version