Kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, thotë se e ka mbajtur premtimin e saj të dhënë gjatë vizitës së parë në Luginën e Preshevës.
Haradinaj-Stublla kishte premtuar se pesë studentët më të dalluar nga Lugina e Preshevës nga drejtimi Shkencat Politike dhe Juridike të UP-së, do të fillojnë praktikën profesionale, njofton Klan Kosova
Ministrja sot ka pritur në takim studentët nga Lugina e Preshevës që nga nesër do të fillojnë praktikën Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Postimi i plotë i ministres Haradinaj-Stublla:
“Ndjenjë e veçantë të realizojmë sot premtimin që kam dhënë gjatë vizitës së parë në Luginën e Preshevës për fillimin e praktikës profesionale të 5 studentëve të dalluar të Shkencave Politike dhe Juridike të Universitetit të Prishtinës që vijnë nga Lugina e Preshevës.
Duke mos harruar asnjëherë që Prishtina ka qenë gjithmonë adresa e shkollimit për Luginën, sot prita Shpëtimin, Arlindën, Qëndresën, Dafinën dhe Fatlindin të cilët që nga nesër do të fillojnë praktikën në MPJD.
Ky është vetëm fillimi i zotimit dhe angazhimit tonë për rritjen e mbështetjes ndaj bashkëkombasve tanë në Serbi. E drejta për identitet kombëtar, arsim, zhvillim e punësim janë të drejta të patjetërsueshme të cilat Serbia nuk do të mund t’ua mohojë më!”, ka shkruar Haradinaj-Stublla. /Telegrafi/