Zgjidhja e programit bërthamor në Gadishullin Korean nuk mund të jetë e plotë nëse sanksionet për Phenianin nuk hiqen, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një vizitë pune në Phenian.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Lavrov ka thënë se negociatorët duhet të gjejnë mënyra të denuklearizimit dhe beson se kjo nuk mund të bëhet me një hap të vetëm.
“Është e pamundur që denuklearizimi të sigurohet me vetëm një hap, prandaj duhet të ketë disa faza dhe përafrim në secilën prej këtyre fazave”, citohet të ketë thënë Lavrov pas bisedimeve me kolegun e tij të Koresë së Veriut, Ri Jong-hoom.
Siç thuhet më tej, kreu i diplomacisë ruse ka bërë thirrje për ndërmarrjen e hapave për të parandaluar ndërhyrjen e marrëveshjeve të arritura në samitin midis dy Koreas dhe marrëveshjen për mbajtjen e një samiti midis Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara.
UPDATE: Russia Foreign Minister Sergei Lavrov has met North Korean leader Kim Jong-un in Pyongyang. pic.twitter.com/mJHjtVBJrs
— News_Executive (@News_Executive) May 31, 2018
Lavrov ka thënë se Rusia ka mirëpritur kontaktet që u zhvilluan midis Koresë së Veriut dhe Koresë, si dhe Korenë e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara.
Sipas tij, Moska dhe Pheniani mund të zgjerojnë marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike në përputhje me vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
#Лавров во время встречи с Председателем Госсовета КНДР Ким Чен Ыном: Заинтересованы в том, чтобы как на Корейском полуострове, так и в целом в Северо-Восточной Азии была обстановка мира, стабильности и процветанияhttps://t.co/tkYW32AVju pic.twitter.com/5WNZB7pkI9
— МИД России ?? (@MID_RF) May 31, 2018
Dhe sipas të dhënave të fundit, Lavrov gjithashtu është takuar edhe me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. /Telegrafi/