Telegrafi

Kryediplomati kroat pas takimit me Gërvallën: Mbështesim Kosovën në rrugën evropiane

Kroacia i ka ofruar mbështetje Kosovës në rrugën e saj evropiane.

Ministri i jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman, ka thënë se janë të gatshëm që të ndajnë njohuritë dhe përvojën e tyre me Kosovën.

Këto deklarime ai i ka bërë në llogarinë e tij në Twitter, pas takimit që ka zhvilluar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla.

Me këtë të fundit kryediplomati kroat ka thënë se kanë diskutuar për raportet bilaterale miqësore dhe rrugën evropiane të Kosovës.

“Diskutuam për marrëdhëniet miqësore dypalëshe, si dhe rrugën evropiane të Kosovës, të cilën e mbështesim plotësisht dhe jemi të gatshëm të ndajmë njohuritë dhe përvojën tonë”, ka shkruar ministri Radman. /Telegrafi/