Site icon Telegrafi

Kryediplomati holandez optimist për fillimin e negociatave me Maqedoninë

Ministri holandez për Punë të Jashtme, Stef Blok sot para takimit të Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së në Luksemburg shfaqi shpresë se do të jepet dritë e gjelbër për fillim të negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

“Shpresoj se sot do të mund të sjellim vendim për fillim të negociatave me të dy vendet. Të dy vendet bënë përparim, përparim të rëndësishëm lidhur me sundimin e së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit, por në të njëjtën kohë ende nuk kanë arritur në cak. Secili vend ka arritjet e veta, por është shumë me rëndësi që vendet të tregojnë rezultate në këto fusha”, deklaroi shefi i diplomacisë së Holandës, Stef Blok.

Deklaratë optimistë gjatë ditës së sotme ka dhënë edhe ministri për Evropë në MPJ-në e Gjermanisë, Michael Roth, i cili tha se Qeveria e Gjermanisë do të mbështetë fillimin e negociatave për Maqedoninë dhe Shqipërinë./Telegrafi/

Exit mobile version