Telegrafi

Kryebashkiaku më i vjetër francez është 97 vjeç dhe kandidon për një mandat të ri

Marcel Berthome, kryetari më i vjetër i një komune në Francë, në moshën 97 vjeç, njoftoi se do të kërkojë një mandat të ri në zgjedhjet e marsit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Berthonme e kryen këtë detyrë që nga viti 1971.

“Ende ka gjëra që duhet të bëj dhe sfida që duhet të marr”, citohet të ketë thënë Berthome, kryetar i bashkisë së qytetit francez të Saint Seurin sur l’Isle.

Gjithsesi, ai nuk do ta ketë të lehtë, pasi siç bëhet e ditur, në zgjedhjet lokale të marsit, dy anëtarë të krahut të majtë po planifikojnë të garojnë kundër tij.

Kryetari aktual i komunës refuzon në mënyrë të qartë çdo mundësi që vitet e tij mund të jenë një arsye për të vendosur që ai nuk do të marrë një mandat të ri.

“Ju mund të jeni një njeri i shkëlqyeshëm në moshën 97 vjeç, dhe ka nga ata që nuk mund të bëjnë asgjë me 20 vjeç”, ka thënë kryetari i bashkisë.

Zgjedhjet lokale në Francë do të mbahen më 15-22 mars. /Telegrafi/