Telegrafi

Kryebashkiaku i Napolit: Stadiumi San Paolo do të marrë emrin e Maradonas, populli dhe qyteti e do atë

Kryetari i komunës së Napolit, Luigi de Magistris ka thënë sot (e enjte) se Stadiumi i qytetit, San Paolo, ku luan klubi italian,  do të riemërtohet pas vdekjes së parakohshme të legjendës, Diego Maradona.

Legjenda e madhe argjentinase vdiq nga një sulm në zemër në moshën 60-vjeçare të mërkurën duke lënë shumë kë të pikëlluar.

Ndër më të pikëlluarit padyshim se janë qytetarët e Napolit, të cilët e kanë cilësuar Maradonas si djalë të tyre të birësuar, pasi udhëhoqi Napolin në dy tituj të Serie A në 1987 dhe 1990, si dhe Kupën e Italisë në 1987 dhe Kupën UEFA në 1989.

Lexo po ashtu Nga federata e Argjentinës e deri tek Barcelona dhe Napoli, reagime të ndryshme pas vdekjes së legjendës Maradona

Kjo ka bërë që drejtuesit e komunës së Napolit të vendosin ndërrimin e emrit të stadiumit San Paolo në nderim të legjendës argjentinase.

“Askush nuk mund ta prekë atë. Ai ishte në gjendje të interpretojë lidhjen e përhershme midis qytetit dhe ekipit”, ka thënë fillimisht de Magistris për Radio anch’io sport.

“Stadiumi do të quhet Diego Armando Maradona. Populli e dëshiron atë. Ata folën unanimisht dje. Diego ka kapacitetin për të bashkuar të gjithë Napolitanët”.

“Napoli dhe Maradona, përulësia, forca dhe fuqia e jashtëzakonshme e qytetit tonë, e cila ndonjëherë duhet të kapet në një pikë referimi”.

Lexo po ashtu Presidenti i Napolit, De Laurentiis thotë se mund ta emërojnë stadiumin “Diego Maradona”

“Ai ishte i shkëlqyeshëm jo vetëm në aspektin e futbollit, por edhe për aftësinë e tij për të kapur ndjenjat e njerëzve. Ai ishte një njeri që dinte se çfarë ishte vuajtja. Ai interpretoi etjen për drejtësi”.

“Dukej se Napoli nuk do të shkonte kurrë në majën e botës së futbollit, por falë tij ata e bënë”, përfundoi i pari i qytetit të Napolit. /Telegrafi/